FILLOI SHIJTA E LOKALEVE AFARSITE

KOMPLEKSI PËR BIZNES DHE TREGTI
“DUKAGJINI CENTER”
LAKRISHTË / PRISHTINË

Klient të nderuar,
Kemi kënaqësinë që përmes materialeve të publikuara këtu, t’ju njoftojmë se ka filluar shitja e lokaleve afarsite në kuadër të Dukagjini-Center.
Kompleksi për biznes dhe tregti “Dukagjini-Center” i organizuar në 4 kate, në një sipërfaqe prej rreth 27.000m2 bruto, ofron rreth 100 lokale afariste të përmasave të ndryshme për shitje.
Hapësira e ofruar për shtije, nuk është e paradestinuar për ndonjë veprimtari specifike, megjithëse ekzistojnë preferenca që hapësirat ne katin -1 m të organizohen për hypermarket, park të zbavitjes, shitje të aksesorëve, veglave, dhe shërbime të ndryshme, në përdhesë shërbime bankare-filiale, këmbimore, shitore të luleve, në katin 1 të organizohen shërbimet e F&B dhe tregtisë, në katin 2 dhe 3 koncentrim i biznesit të zyreve e kombinuar me shërbime të F&B dhe tregti
Zhvilluesi i projektit zoton rregullimin dhe funksionalizimin e të gjitha hapësirave të përbashkëta, ndërsa blerësi vet e financon rregullimin e lokalit.

Janë të parapara 2 hyrje kryesore, njëra në kuotën 0.00 në ballin veri-lindor dhe tjetra në nivel me katin 1, në ballin very-perëndimor. Që të dy hyrjet janë do të jenë komfore dhe mikëpritëse dhe të pajisura me erëmbrojtës dhe dyer automatike.
Lëvizja mes kateve të ndërtesës do të zhvillohet përmes eskalatorëve dhe ashensorëve në pozita diametrale të qendrës. Ashensorët do të shërbejnë edhe për lëvizje mes kateve të Qendrës drejt parkingut nëntokësor me pagesë, i cili në dy kate (-1G dhe -2G) mund ti akomodoj afërsisht 500 vetura.
Hyrja me veturë në kompleks/ndërtesë, do të jetë e organizuar në 2 pika, njëra në ballin veri-lindor, ndërsa tjetra në ballin jugor të ndërtesës në afërsi të brezit mbrojtës të rreth-rrotullimit të Lakrishtes
Për transport të mallërave, që shërben për mobilimin e hapësirve e poashtu edhe për furnizmin ditor të lokaleve, do të jenë në dispozicion 2 ashensorë transportues për mallëra, të pozicionuar në cepin jugor të ndërtesës
Për çështje sigurie dhe në përputhje ma normat përkatëse, shkallët e evakuimit do të jenë në funksion dhe të sinjalizuara
Sistemi “sprinkler” i fikjes i instaluar në të gjitha hapësirat e përbashkëta dhe parkingun nëntokësorë, do të jetë në funksion për plotësimin e kërkesave për masa të mbrojtjes kundër-zjarrit. I tërë sistemi do të jetë i kompletuar për monitorim dhe ndërhyrja nga centrali I mbrojtjes kundër zjarrit.
Gjeneratori i energjisë eektrike, pompat e ujit, do të jenë të instaluar në shërbim të funksionimit të papenguar të pjesës së hapësirave të përbashkëta
Zhvilluesi i projektit zoton rregullimin dhe funksionalizimin e të gjitha hapësirave të përbashkëta, ndërsa blerësi vet e financon rregullimin e lokalit. Mes tjerash merr përsipër përfundimin e punëve të
o Fasadës dhe vendosjes së dritareve
o Mureve ndarëse mes lokaleve me gjerësi d=20cm
o Vitrinës së lokalit me dërë të hyrjes dhe brezit për ekspozim të firmës së lokalit
o Toaletet e përbashkëta F dhe M, të kompletuara, nga një grup në cdo kat
o Përpunimin final të plafoneve të hapësirave të përbashkëta
o Përpunimin final të dyshemeve të hapësirave të përbashkëta
o Ndricimin e të gjitha hapësirave të përbashkëta
o Furnizimin me kabllo të rrymës deri në kuadrin shpërndarës të lokalit për klientin
o Detektorin e zjarrit për lokal
Shitësi ofron vetem zgjidhjen teknike per menyren se si mund te punohet sistemi i ndarë dhe i pavarur i ngrohjes, ftohjes dhe ventilimit të hapësirës së lokalit.Komplet punimin e këtij sistemi do ta financoj blerësi.
Sipas nevojës dhe me marrëveshje për financim nga ana e blerësit, shitësi do të mundësoj kyçje të veçantë për lokal në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizmit. Blerësi mund ti kryej pavarur këto punime me një punëkryes sipas përzgjedhjes se vet, mirepo punimet nuk mund te fillojne para se shitesi te miratoj zhvillimin e ketyre punimeve
Shitësi merr përsipër të vendosë sistemin e menaxhimit dhe adminsitrimit të qendrës për cështje të mirëmbajtjes, sigurimit, servisimit të hapësirave të përbashkëta dhe pajisjeve të instaluara.
Blerësi obligohet, që pa marrë parasysh gjendjen e funksionimit të lokalit të vet, ti përmbushë obligimet ndaj autoritetit menaxhues të qendrës, për shërbime të menaxhimit dhe adminsitrimit e poashtu edhe shpenzimeve të përbashkëta që krijohen në baza mujore
Blerësi merr përsipër të gjitha investimet në brendi të hapësirës së lokalit, përfshhier këtu :Instalimet elektrike, Instalimet e eujesjelelsit dhe kanalizimit, Instalimet e ngrohjes, ftohjes dhe ventilimit, perpunimin e pllafonit te lokalit, Perpunimi e mureve te lokalit dhe Perpunimin e dyshemesë së lokalit.
Afati i lëshimit në përdorim i qendrës – pjesa e hapësirave të përvashkëta është muaji mars I vitit 2022
Informata më të hollësishme lidhur me kushtet e bklerjes, mënyrat e financimit dhe çështje tjera, mund ti siguroni duke kontaktuar shërbimin e shitjes përmes e-mail adresës apo numrave të telefonit!
Ju mirë presim!

Apliko për lokal

Apliko për lokalin tuaj në DUKAGJINI CENTER

Mirë se vini në Dukagjini Center!

Në zemër të zonës më me potencial të Prishtinës, i ngritur ne cep te Portës Perëndimore, në udhëkryq të rajonit dhe Ballkanit, Dukagjini Center ju mbërthen me përmasat gjigante dhe pamje mahnitëse!

Rreth nesh

Si mund të ju ndihmojmë?

Ndjehuni të lirë të bëni pyetje ose thjeshtë të lini ndonjë koment!