DUKAGJINI CENTER

Rruga Xhevdet Doda
Prishtinë 10000

Informata rreth Dukagjini Center

Dukagjini Center përbëhet nga katër njësi të ndryshme:
1. Qendra Tregtare

E shtrirë në dy kate, suteren dhe përdhesë, me gjithsej Xm2 të ndara në XX lokale afariste, qendra tregtare Dukagjini Center ofron mundësi të shkëlqyer për për bizneset që të jenë afër 3000 studentëve, 1000 të punësuarve, 220 familjeve dhe klientëve të tjerë që çdo ditë frekuentojnë qendrën tonë. Lokacioni me qasje të lehtë, në hyrje të kryeqytetit, garanton trafik të përditshëm, në të mirë të secilit biznes.

2. Dukagjini Residence

Kompleks banesash shumë modern që përbëhet nga gjithsej 240 apartnemte, në Dukagjini Residence sot janë të vendosura plot 220 familje.

Ndër objektet me infrastrukturën më të kompletuar në kryeqytet, me recepcioni pritës në hyrje, kamera të sigurisë që monitorojnë çdo cep të objektit, ashensorët më modern, mirëmbajtje e cilësisë së lartë.

Parking nëntokësr i dedikuar vetëm për banorët, gjithastu me moniorim 24 orë në ditë.

3. Dukagjini Tower

Ndërtesa më e lartë e dedikuar vetëm për biznesin në Kosovë, me gjithsej 22 kate, Dukagjini Tower çdo ditë e më shumë po bëhet ikonë dhe pikë referuese e kryeqytetit.

Me qasjen më të mirë në hyrje të kryeqytetit, në rrethrrotullimin më të madh që lidh të gjitha qytetet tjera me Prishtinën, Dukagjini Tower i shton vlerë secilit biznes që ka zyret aty.

Njihuni me disa nga bizneset që veprimtarinë e tyre e kanë vendosur në Dukagjini Tower: Dukagjini Invest, KD Events, UBT, Pribank, Proton, Line Group, Ndërtimtari, ITBM, Govori Studios, Fam Gas Corporation, Kreativ, Intralex Associates
Ordino dhe Dukagjini Group.

4. Universiteti UBT

UBT aspiron të jetë oferta më e mirë për arsim të lartë, arsim profesional, kërkim shkencor dhe mësim gjatë gjithë jetës në Evropën Juglindore. Aktualisht është lider në Kosovë në ofertën për arsim, cilësi, inovacion, teknologji dhe mbetet destinacioni primar në biznes, teknologji dhe inxhinieri.

UBT ofron 29 programe studimi të nivelit bachelor dhe master të ofruara nga një kuadër prej 500 profesorëve të edukuar jashtë vendit dhe kuadër ndërkombëtar.

Në kampusin e UBT në Dukagjini Center ndjekim studimet rreth 3000 studentë.

5. Parkingu Nëntokësor

Të jetosh, të kesh zyrë apo dyqan apo edhe të studiosh, patjetër se duhet pasur edhe hapësirën e dedikuar për vendparkingje, një nga problematikat aktuale të kryeqytetit.

Dukagjini Center vëmendje të veçantë i ka dhënë parkingut nëntokësor, i shtrirë në tre kate nën tokë, ka kapacitet të mirëpres 600 vetura, për banorët, zyret, pronarët e dyqaneve, gjithashtu edhe t’ju shërbejë vizitorëve ditorë të qendrës.

Hapësira e parkingut për banorët dhe zyret është e ndarë në kate të veçanta nga ato të vizitorëve, në mënyrë që eksperienca e secilit të jetë më e mirë.

Na kontaktoni